15:08 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Maroku nuk ndryshon qëndrim, s’e njeh pavarësinë e Kosovës

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburovic ka pritur sot në takim homologun e saj maroken, Mohamed Aujjar, me të cilin nuk lanë pa përmendur edhe Kosovën.

Siç raportojnë mediat serb, ministri Aujjar ka përsëritur qëndrimin e Mbretërisë së Marokut se nuk do të njohin asnjëherë pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Sipas dy ministrave, marrëdhëniet Serbi-Marok janë shumë të mira dhe kështu do jenë edhe më tutje.

Temat: