10:05 / E Martë, 11 Shtator 2018

Marotta lë Juventusin, punësohet në Federatën e Futbollit të Italisë

Mediume të ndryshme shkruajnë se presidenti i CONI-t, Giovanni Malago dhe sekretari për sport priten ta propozojnë një emër befasues për presidentin e Federatës së Futbollit të Italisë – Beppe Marottan.

Federata është pa president që prej largimit të Carlo Tavecchio për shkak të dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, derisa Roberto Fabbricini u emërua si zëvendësues i tij i përkohshëm.

Një takim pritet të mbahet më 22 tetor për ta gjetur liderin e ri, i cili mund të zgjedhet nëse merr 73% të votave, transmeton IndeksOnline.

Këtë mëngjes, La Stampa, Corriere dello Sport dhe Corriere della Sera janë duke raportuar se Malago dhe sekretari, Giancarlo Giorgetti janë duke synuar që ta emërojnë Marottan në këtë post.

Image result for FIGC

Derisa ky post i intereson Marottas, presidenti i Federatës në fjalë fiton 36 mijë euro në vit, shumë më pak se sa ai fiton te Juventusi./IndeksOnline/