10:05 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Marquez shpallet kampion i MotoGP pas triumfit në Motegi

Marc Marquez e ka siguruar titullin e pestë të kampionit të botës në MotoGP me fitoren e tetë të këtij sezoni në garën për Çmimin e Madh të Japonisë, teksa rivali i tij, Andrea Dovizioso u aksidentua.

Piloti i Hondas, Marquez e filloi nga vendi i gjashtë në Motegi, por më pas vazhdoi drejt vendit të dytë.

Ai e mori primatin në etapën e 21-të para etapës përfundimtare (24). Para se Marquiez ta rrëmbente vendin e parë, rivali i tij, Dovizioso u aksidentua duke dalë jashtë pistës.

Ky ishte titulli i pestë kamnpion i Marquez në MotoGP, teksa deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe tri gara./IndeksOnline/