19:30 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Marquez: Ky është sezoni më i mirë i karrierës time

Në moshën 25-vjeçare ka fituar 7 tituj kampionë bote në motoçiklizëm, 5 nga të cilët në Moto GP. Marc Marquez, për të tretin vit me radhë shpallet kampion në kampionatin më të bukur në botë të dyrrotakëve, duke treguar edhe një herë aftësitë e tij. Piloti spanjoll arriti të shfrytëzojë në maksimum potencialin e motorit Honda dhe arriti të bëjë realitet ëndrrën e tij, duke qenë më i miri. Së shpejti, rekordet e Valentino Rossit do të bien në rast se Marquez vazhdon me këtë ritëm.

“Në momentin që më komunikuan se Andrea u rrëzua për pak se nuk u rrëzova edhe unë, pasi u hutova nga ajo që lexova. Në kthesën e parë gabova marshin, duke vendosur të tretin, por shpejt e mblodha veten dhe arrita të garoj ashtu si duhet në xhiron e fundit”, u shpreh Marc Marquez.

“Ky ka qenë sezoni im më i mirë në karrierë, duke parë se kam qenë konstant përgjatë gjithë vitit. Jam ngjitur në podium në 13 nga 15 garat e zhvilluara, çka tregon se kam treguar vijueshmëri në rezultate. Ndaj, në aspektin e rezultateve, ky mbetet sezoni im më i mirë. Kemi punuar të gjithë dhe ky është një triumf i të gjithëve”, deklaroi Marquez.

Temat: