21:19 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / OSH

Marre për Teutën, mposhtet nga ekipi i Andorrës që ka në ekip futbollistë amator

Skuadra shqiptare, Teuta e Durrësit ka pësuar një humbje turpëruese.

Ata janë mposhtur nga ekipi nga Andorra, Inter d’Escadales me rezultat 0:3 në stadiumin “Niko Dovana”, transmeton Indeksonline.

Pikërisht në momentin më të mirë të “djemve të detit”, Sol De Vila kaloi në avantazh Inter D’Eslakdes me gjuajtjen e parë në portë.

Në pjesën e dytë, Teuta u hodh në kërkim të golit të barazimit, por nga një gafë në mbrojtje e Hoxhës dhe kapiten Arapit, kampionët e Andorras shënuan dhe golin e dytë dhe të nokautit.

Një humbje turpëruese për kampionen e Shqipërisë e cila vinte si e favorizuar në letër, por gaboi gjithçka duke nënvlerësuar kundërshtarin.

Teuta duhet të  shpresoj që në ndeshjen kthyese të bëj një rikthim të madh. Ndeshja e dytë luhet me 27 korrik në Andorrë./Indeksonline/