09:54 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Marrëveshja VW – Ford drejt finalizimit

Në Mars të këtij viti, raportime të ndryshme sugjeruan që Volkswagen dhe Ford po negociojnë për një marrëveshje potenciale mbi teknologjitë për makinat elektrike dhe autonome.

I njëjti burim, shpreh se shefi i kompanisë gjermane, Herbert Diess, ka deklaruar se marrëveshja po shkon drejt finalizimit.

Në fjalimin që mbajti në mbledhjen me 500 ekzekutivë, Diess u shpreh se kjo marrëveshje do të ndihmojë dy kompanitë të rrisin investimet në teknologji të reja, dhe të ndalojnë rënien në shitje.

Detaje mbi këtë marrëveshje midis Volkswagen dhe Ford do të bëhen të ditura më vonë.