12:36 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Marrin çmimin “Nobel” për ekonomi, dy shkencëtarë amerikanë

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave të hënën dha çmimin “Nobel” pë shkencat ekonomike për dy shkencëtarët amerikanë – Paul R Milgrom dhe Robert B Wilson, për përmirësime në teorinë e ankandit dhe shpikje të formateve të reja të ankandit.

“Laureatët e këtij viti, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, kanë studiuar se si funksionojnë ankandet”, thuhet në një deklaratë, transmeton Indeksonline.

“Ata kanë përdorur njohuritë e tyre për të hartuar formate të reja të ankandit për mallra dhe shërbime që janë të vështira për t’u shitur në një mënyrë tradicionale, siç janë radiofrekuencat. Me zbulimet e tyre kanë përfituar shitësit, blerësit dhe taksapaguesit në të gjithë botën”.