15:50 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Marrja e shtesave natyrore si ato për përformancë seksuale, të dëmshme për zemrën

Shumë konsumatorë konsiderojnë se shtesat distike janë të natyrshme dhe për rrjedhojë, janë të sigurta. Në fakt, Këshilli për Ushqyerjen e

Përgjegjshme raportoi në vitin 2017 se 87 për qind e konsumatorëve amerikanë kanë besim në shtesat dietike, të tilla si vitamina, minerale, barëra, botanikë, vajra, mikrobioma dhe aminoacide, janë të sigurta dhe efektive.

Për fat të keq, besimi i tyre mund të jetë i gabuar kur vjen puna te shtesat për mosfunksionimin seksual mashkullore dhe humbja e peshës.

Sipas Food and Drug Administration, 776 prodhime shtesë të dietës nga 146 prodhues të ndryshëm të shitura në mes të viteve 2007 dhe 2016 përmbanin barna sintetike.

Shumica e këtyre produkteve janë tregtuar për vetëm dy kushte, rritje seksuale ose humbje peshe.

Kjo rrit rrezikun e dëmtimit të pacientit dhe i lejon njerëzit të atribuojnë përfitimet dhe dëmet që ata përjetojnë në një barishte sesa tek fajtori i vërtetë- droga e shtuar./Indeksonline/

Temat: