12:32 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shtesat për fëmijë nuk futen në rend të ditës në kuvend, reagon fuqishëm Donika Kadaj

Rezoluta për shtesat e fëmijëve në Kosovë nuk është futur në rend të ditës në seancën e kuvendit që po mbahet në këto momente.

Për këtë, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj e cila njëherit ishte edhe propozuese e kësaj nisme ka reaguar fuqishëm.

“Nuk ka inat e smirë qe mund t’i ndal te drejtat themelore per femijet e Kosoves. Turpi qofte per ata deputete, qe fjale kane boll e punet ne hava. Ata sot nuk e votuan futjen ne rend te dites te rezolutes per shtesat e femijeve.

Mosvotimi i rezolutes sot, eshte qendrim kunder femijeve te ketij vendi, kunder planifikimit familjar, kunder Kosoves. Sidoqofte, sot iu uroj turpin sepse Rezoluta do te kalojë ne seancen e radhes, ashtu sic u zotuam edhe para pese viteve” shkruan Kadaj-Bujupi në Facebook./Indeksonline/