Marsh në Prishtinë për 1,648 persona të zhdukur
Nisma e të rinjve për të drejtat e qytetarëve në Kosovë ka organizuar marsh për të pagjeturit. Ngjarja fillon nga ora 12:00 dhe pritet që të zgjasë një orë. Marshi i këtij viti do të ketë moton “Marsh për ata/o që ende mungojnë! Marsh për të vërtetën! Marsh për Drejtësi!
Marshi do të nisë përgjatë Sheshit Nënë Tereza dhe do të përfundoj në Sheshin Skënderbeu, pranë Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ky iniciativë ka për qëllim që të ngrisë vetëdijen dhe në të njëjtën kohë përgjegjësinë shoqërore për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë për më shumë se 1,648 persona të pagjetur në Kosovë.
Gjithashtu, edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me shoqatat familjare të të zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare, organizojnë marsh përkujtimor. Ky marsh do të mbahet në Sheshin Zahir Pajazit duke filluar nga ora 16:30./Indeksonline/