10:45 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Martial merr vendim të madh për të ardhmen në Man United

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial raportohet se tani dëshiron të qëndrojë në ”Old Trafford”.

Martial pritej të largohej nga klubi i Mançesterit këtë verë, ku PSG, Juventusi dhe Barcelona besohet se kanë qenë të interesuara për të.

Agjenti i Martial madje insistonte gjatë verës se francezi dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, transmeton IndeksOnline.

Gjatë verës, agjenti i Martial, Philippe Lamboley tha: ”Pasi mendova për të gjithë faktorët dhe mundësitë, Anthony dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi”.

Por, The Sun tani shkruan se Martial ka ndryshuar mendje dhe dëshiron të mbetet në Man United.

Ky mund të jetë një lajm i mirë për Jose Mourinhon edhe pse lojtari dështoi në humbjen, 2-3 të skuadrës nga Brightoni në fundjavë.

Përveç kësaj, 22-vjeçari dështoi të impresiononte edhe në disa raste nën urdhrat e Mourinhos pavarsisht suportit të vazhdueshëm nga tifozët./IndeksOnline/