17:59 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Martial nuk largohet, zgjatë kontratën edhe për një vit

Manchester Unitedi e ka shfrytëzuar opsionin për zgjatjen e kontratës së Anthony Martial edhe për një vit.

Kështu, sulmuesi francez do të mbetet në ”Old Trafford” të paktën deri në verën e vitit 2020.

Kontrata e Martial do të skadonte në fund të këtij sezoni, por klubi tani është i bindur se mund të arrijë tutje marrëveshje për kontratë afat-gjate./IndeksOnline/