14:09 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Martin Shkrelit i merret kopja e vetme e albumit më të kërkuar në botë “Wu-Tang” (Foto)

Gjykata federale po e detyron Martin Shkrelin që të dorëzojë albumin “Wu-Tang”.

“Njëherë e një kohë në Shaolin” (Once Upon a Time in Shaolin), është një album i dyfishtë nga grupi hip hop i New York-ut, Wu-Tang Clan i cili kishte vetëm një kopje të shitur në vitin 2014. Atë e bleu Martin Shkreli.

Shkreli është një drejtor farmaceutik i cili njihet me pseudonimin “Pharma Bro” dhe ai u dënua për mashtrime në vitin 2017, transmeton Indeksonline.

Rezultati i imazhit për Wu-Tang Clan Një herë në Shaolin

Por tashmë gjykata do të sekuestroi rreth 7.36 milionë dollarë nga pasuria e tij, por edhe do heqë pasuritë të tjera, si një pikturë të Picasso por më e rëndësishmja ai do të heq dorë nga albumi “Wu-Tang” që e bleu në ankandin e vitit 2014 për 2 milionë dollar.

“Once Upon a Time in Shaolin” është një incizim unik, ku ekziston vetëm një kopje në kutinë e argjend të mbushur me nikel. Sipas kushteve të shitjes, kushdo që e zotëron atë kopje mund të bëjë çfarë të dëshiroj përveç që ta lëshoj në treg.

Image result for martin shkreli

Shkreli pretendoj se kishte shitur albumin në shtator por ende nuk është bërë e qartë,  pasi që gjykata pritet që shpejt të marrë ose albumin ose të ardhurat nga ai.

Mos prisni që çdokush të jetë në gjendje të ketë qasje në album përmes FOIA ose ndonjë forme tjetër të informacionit sepse nuk funksionon. Ka të ngjarë të bëhet përmes një ankandi, ku kush ofron çmimin më të lartë e merr albumin.

Por nëse do të kishte drejtësi, albumi “Wu-tang” do të jepej dhe i gjithë publiku amerikan do të kishte qasje në të. Por, ndoshta pronari i ardhshëm do të jetë më pro mediave sociale dhe do ta shkarkoj atë në internet./Indeksonline/

Image result for martin shkreli