15:49 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Martohet drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës (Foto)

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku i ka dhënë fund beqarisë. Ai dashurinë e ka kurorëzuar edhe zyrtarisht me të fejuarën e tij Monika Uka. Çifti kanë zgjedhur Holandën, si vendin ku edhe kanë vënë kurorë, shkruan Indeksonline.

Është Zharku ai që këtë lajm e ka bërë të ditur përmes rrjetit të tij social Facebook. Ai ka postuar disa fotografi nga ceremonia, ndërsa ka shkruar: Në Stadhuis Rotterdam e konfirmuam martesën tonë./Indeksonline/