22:42 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Martohet Sergio Ramos, kurorëzon dashurinë me Pilar Rubio

Kapiten i Real Madrid, Sergio Ramos dhe bashkëshortja e tij, Pilar Rubio, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në katedralen e Seviljes në Spanjë.

Sergio Ramos, kapiteni i Real Madridit, u martua me Pilar Rubio në Sevilje të shtunën në një ceremoni në ‘Galactico’ me qindra të ftuar të famshëm, transmeton Indeksonline.

Ramos 33-vjeçar, mbërriti me një kostum të errët elegant së bashku me nënë e tij, Paqui Garcia.

Nusja, e cila është 41 vjeçare, arriti pak më vonë në një fustan të bardhë të gjatë dhe tejet glamuroz.

Shumë emra të njohur ishin pjesë e kësaj ceremonie, në mesin e tyre edhe ish-lojtarit i Realit, David Beckham dhe bashkëshortja e tij Victoria, si dhe futbollistët e tjerë të La Ligës, Jordi Alba, Luka Modric, Keylor Navas, Roberto Carlos dhe Alvaro Morata.

Ramos dhe Rubio janë në lidhje që nga viti 2012 dhe kanë tre fëmijë./Indeksonline/