11:34 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Martohet tenisti Rafael Nadal me Mery Perello

Tenisti i njohur me origjinë spanjolle Rafael Nadal Parera, njihet si një teniser i suksesshëm, duke fituar shumë çmime të rëndësishme në fushën ku ai vepron, transmeton Indeksonline.

Ai së fundmi është martuar me të dashurën e tij 31 vjeçare Mery Perello.

Ata kishin organizuar një ceremoni të bukur në Mallorca të Spanjës.

Kujtojmë që Nadal i propozoi martesë të dashurës së tij prej 14 vitesh, në një udhëtim romantik në Romë. /Indeksonline/