18:27 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Martohet vajza e dëshmorit Bazaj, nuk harron veshjet tradicionale!

Kosova ka historinë e saj, të mbushur nga tregime të vërteta për heronjtë e vendit.

Kësisoj ishte edhe dëshmori Smajl Bazaj, që dha shumë për Kosovën e ra dëshmorë me 5 mars në Prekaz.

Në momentin kur Bazaj kishte ndërruar jetë, la pas vetes vajzën asokohe një vjeçare, Xhejlane Bazajn.

Por vajza e tij është martuar sot, e s’ka harruar që të ketë të veshura veshjet tradicionale, e të mos lë pas vetes ngjyrat kuq e zi, transmeton Indeksonline.

Në martesën e saj e pranishme ishte edhe deputetja, Ganimete Musliu e që të dyja nuk harruan të mbanin distancën dhe maskat, në kohë pandemie./Indeksonline/