17:00 / E Diele, 23 Prill 2023 / AR

Martohet vajza e legjendës së muzikës Lionel Richie

Vajza e legjendës së muzikës Lionel Richie, modelja Sofia Richie, 24 vjeç ka kurorëzuar në martesë dashurinë me Elliot Grainge, 30 vjeç, CEO i një kompanie diskografike.

Çifti u martua me një dasmë luksoze në Francë, ku të ftuar ishin edhe shumë personazhe VIP.

Sofia dukej shumë elegante me fustanin e bardhë nga Chanel, teksa në altar u shoqërua nga i ati.