11:49 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Masa të jashtëzakonshme të sigurisë për Zoran Zaev në Prishtinë (Video/Foto)

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është duke zhvilluar sot një vizitë në Kosovë.

Me këtë rast, Zev ka zhvilluar takime me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj si dhe të parin e Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu Zaev pritet që pasdite të zhvillojë një takim edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Indeksonline.

Por ajo çfarë  bie në sy janë masat e shtuara të sigurisë për përcjelljen e kryeministri maqedon.

Në disa fotografi të siguruara nga Indeksonline, vërehet masë e jashtëzakonshme sigurie në Prishtinë, që përcjell Zaev-in dhe ekipën e tij që gjenden në kryeqytet./Indeksonline/