23:29 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Masakra e Srebrenicës në qendër të vëmendjes para dhënies së Nobelit për Handken

Shumë shtete tashmë kanë anuluar pjesëmarrjen në ceremoninë e Nobelit, ku do ta marrë shkrimtari skandaloz, Peter Handke.

Kjo për shkak se Handke ishte përkrahës i kriminelit, Sllobodan Millosheviq gjatë viteve të 90-ta, kur ‘Kasapi i Ballkanit’ me ushtrinë e tij po bënte masakra ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë etj.

Në prag të dhënies së këtij çmimit, shumë shtete kanë reaguar për deklaratën e fundit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq i cili e quajti trillim të Uilliam Uoker, Masakrën e Reçakut.

Gazetarja e njohur e CNN, Christiane Amanpour përmes një postimi në Twitter ka reaguar për deklaratën e Handke që kishte thënë se serbët nuk kanë kryer gjenocid në Srebrenicë.

“Unë isha atje. Ne të gjithë e dimë kush është fajtorë”, ka shkruar ajo.

Deri më tani shtetet si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Turqia, Bosnja e Hercegovina dhe Afganistani kanë anuluar pjesëmarrjen në ceremoninë e Nobelit./Indeksonline/