09:32 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / k.v

Masat anti-Covid-19, 141 gjoba në Prizren brenda ditës

Duke u bazuar në vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, dje kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 141 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 48 lokale dhe janë vizituar 16 persona të cilët gjendet në vet izolim.

Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar edhe 131 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

Duke e ditur se Prizreni është një qendër kulturore dhe historike, frekuentohet nga shumë vizitorë nga jashtë e nga rajonet tjera të Kosovës, andaj te një pjesë e tyre policia ka dhënë rekomandime dhe vërejtje që të njëjtit gjatë vizitës në Prizren të marrin edhe masat mbrojtëse siç janë maskat.

Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.