23:20 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Masat anti-Covid, Bashkia e Los Angeles do iu presë ujin dhe dritat shtëpive ku organizohen festa

Distancimi social është një ndër masat që theksohet më shpesh dhe më fort nga autoritetet në këto kohë të vështira pandemie dhe sidomos për të rinjtë, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

Moszbatimi i kësaj mase kaq të thjesht, por shumë të nevojshme ka detyruar bashkinë e Los Angelos të marrë një vendim shumë të rreptë duke qenë se festat e të rinjve tashmë nuk organizohen më nëpër lokale apo disko, por në shtëpi luksoze në kodra.

Kryebashkiaku Eric Garcetti deklaron se qyteti do t’iu ndërpresë ujin dhe dritat këtyre vilave që shkelin rregullat anti-Covid duke organizuar grumbullime të palejuara duke u bërë një rrezik emindent për shpërndarjen e virusit vdekjeprurës.

Kalifornia është një nga shtetet më të goditura nga pandemia në SHBA, ku që nga nisja e saj janë regjistruar mbi 530 mijë të infektuar.