18:38 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Masat ndihmuese që i duhen bizneseve!

Shkruan: Samir Krasniqi, Ish kryetar i Odes Ekonomike Gjermano Kosovare

Qeveria e Republikës së Kosovës aktualisht është duke reaguar me masa për lehtësimin e bizneseve private gjatë krizës dhe kjo është për tu përshëndetur.

Duhet të kemi parasysh që asnjë krizë nuk i prek të gjitha bizneset njejtë. Shumë biznese në këto raste nuk janë likuide që nënkupton rrezikohen të falimentojnë.

Në të njejtën kohë biznese në sektor të veҫantë kanë punë të shtuar që rrjedhimisht perfitojnë nga kjo situatë. Për këtë arsye Shteti duhët të reagoj dhe të bëjë balancimin e tregut me qëllim kryesor të ndihmoj mbijetesën e bizneseve që janë të rrezikuara.

Masat që merren duhët të jenë gjithëpërfshirëse të cilat vlejnë për të gjithë njësoj dhe jo masa që ndërmerren duke reaguar varësisht se cili grup lobues është më aktiv! Unë propozoj të ndërmirren këto masa (nëse veҫ nuk janë ndërmarr) që sipas meje do të ishin direkt lehtësuese dhe gjithëpërfshirëse për bizneset në krizë:

-Taksat: Bizenset pa përjashtim mund të ndihmohen duke liruar përkatësisht pezulluar për një kohë nga taksat e ndryshme që për momentin janë ngarkesë financiare. Kjo do duhej fillimisht të bëhej per tre muajt vijues. -Shtyrja e parapagimit të tatimit në fitim

-Lirimi nga tatimi i mbajtur në burim për paga. (të deklarohen)

-Lirimi nga pagesa e kontributeve pensionale. (të deklarohen)

-Lirimi nga pagesa e tatimit në burim për qira dhe interes. (të deklarohen) -Paketa per punëmarresit:

Bizeneset kanë zvogëluar orarin e punës së punonjësve deri te ndërpreja totale e punës. Në këtë rast Shteti duhet të kompensoj pagesat për punëmarrësit në një masë 50% nga paga neto dhe jo më pak se paga minimale.

Për shembull një punonjës merr pagë 600 € neto. Nëse ai do të ndalonte së punuari, ai do të merrte rreth 300 euro neto nga shteti. Nëse ai punon gjysmën e kohës, punëdhënesi i paguan atij gjysmën e pagës së tij normale.

Percaktimi i pagës është lehtë i evidentueshëm nga të dhënat e pagave të fundit që raportohen në ATK përkatësisht në fondin pensional. Kjo të vazhdohet deri në kthimin e normalitetit.

-Fondi garantues / paketë financiare: Kredi mbijetese: Bizneset private varësisht nga numri I të punësuarve dhe qarkullimit vjetor të mund të marrin kredi nga 5000 euro deri në 150000 euro.

Kolaterali bankar të mbulohët nga Shteti. Të thjeshtësohen procedurat.

Të kontrollohet rreptësisht shfrytëzimi i kredisë nga banka përkatëse. Kthimi i kredive të jetë afatgjatë. Përcaktimi i afatit të bëhet individualisht pas tejkalimit te situates.

Sigurisht ka edhe shumë masa tjera që veҫ janë ndërmarr dhe që mund te ndermirrën.

Qëllimi duhët të jetë të ndihmojmë bizneset dhe në këtë mënyrë do të ndihmojm edhe veten edhe shtetin.