16:06 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

MASH njofton arsyen rreth mosekzekutimit të mjeteve për bursa të studentëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se, mosekzekutimi i mjeteve për një pjesë të përfituesve të bursave (rreth 1 mijë studentë) ka ndodhur për shkak që listat e dorëzuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kanë pasur gabime teknike tek xhirollogaritë e studentëve.

MASh ka punuar në rregullimin e këtyre xhirollogarive dhe pritet që së shpejti të dorëzohen për alokimin e mjeteve. MASh, gjithashtu bënë të ditur se, shuma e bursës së përfituar pritet që brenda pak ditës të ekzekutohet dhe asnjë student nuk do të mbetet pa përfitimin e mjeteve.

MASh gjithashtu ka filluar me procedurat për hapjen e konkursit të bursave për vitin akademik 2020/2021.