22:29 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

“MashAllah” çfarë goli, Calhanoglu e “bombardon” portën e Strakoshës

Ekipi i Milan ka arritur të kaloj në epërsi të dyfishtë kundër Lazios.

Në minutën e 23-të, Calhanoglu arriti të shënoj një super gol duke e mposhtur Strakoshën e pashpresë në atë situatë, transmeton Indeksonline.

Fatkeqësisht në minutën e 37-të turku u detyrua të largohet nga loja, në vend të tij hyri Paqueta.

Ibrahimovic shënoj golin e dytë nga pika e bardhë në minutën e 34-të./Indeksonline/