08:38 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

MASHT-i paguan mijëra euro për maskat mbrojtëse, për të gjithë nxënësit e shkollave të Kosovës

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka siguruar maskat mbrojtëse për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës.

Për kontraten “Procedurë e negociuar për blerjen e maskave mbrojtëse për nxënësit e Republikës së Kosovës në kushte pandemie”, transmeton IndeksOnline, janë ndarë 70 mijë euro.

Bazuar në kontratën e publikuar nga Prokurimi…, kontrata ka kushtuar hiç më pak se 70 mijë euro.

Ndërkaq, bëhet me dije se tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Yoobopo” Sh.P.K, dhe se  kohëzgjatja e tenderit është bërë për 12 muaj.

Vlen të përmendim faktin se gjatë 24 -orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar 54 raste të reja me Covid-19./IndeksOnline/