16:43 / E Diele, 12 Shtator 2021 / OSH

MASHTI: 80 përqind e personelit parauniversitar është vaksinuar

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna tha se me kohë i kanë bërë përgatitjet për fillimin e vitit shkollor dhe se janë shpërndarë tekstet shkollore.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me drejtorit komunale të arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, me kohë i kanë bërë përgatitjet për fillimin e vitit shkollor dhe janë shpërndarë tekstet shkollore, ndërsa janë zhvilluar edhe skenarët për zhvillimin e mësimit”, u shpreh Bërdyna.

Tutje Bërdyna bëri të ditur se tashmë 80 përqind e personelit parauniversitar është vaksinuar.

“Pjesa më e madhe e punëtorëve të arsimit parauniversitar tashmë janë janë të vaksinuar, sipas shifrave të fundit bëhet fjalë për 80 përqind të personelit në nivel parauniversitar që janë të vaksinuar”.

“Sipas rekomandimeve të fundit nga profesionistët shëndetësorë është që të vazhdohet të njëjta masa edhe për një periudhë të caktuar deri në përmisimin e situatës me pandeminë”.

“Bazuar në vendimin e sotëm të qeverisë aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar dhe duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri më datën 26 shtator 2021”.

Në fund Bërdyna ju bëri thirrje të gjithë punëtorëve të arsimit që ta shfrytëzojnë të drejtën e vaksinimit në mënyrë që të jenë të vaksinuar të gjithë deri më 26 qershor.