13:53 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Paditen 4 menaxherët e Audi në SHBA, rrezikojnë nga 20 vite burg

Zyrtarët e Audi: Riçard Bauder, Axel Eisner, Stefan Knirsch dhe Carsten Nagel janë paditur dhe akuzuar për komplot dhe mashtrim ndaj Shteteve të Bashkuara dhe shkelje të Aktit të Ajrit të Pastër.

Aktakuzat nga juria e madhe në Detroit, lidhur me rolin e dyshuar të kuartetit në komplotin e Audi AG për të mashtruar standardet e emetimit, u lëshuan të enjten. Nëse dënohen, çdo akuzë dënohet deri në 20 vjet në burgun federal të SHBA, sipas këtij raporti nga The Detroit News, transmeton IndeksOnline.

Bauder ishte në krye të zhvillimit të motorit dizelit të Audi, thotë The Detroit News, ndërsa Eisner ishte bosi i tij përgjegjës për zhvillimin e motorëve në Ingolstadt. Ndërkaq Knirsch ishte homologu i Eisner në Neckarsulm. Nagel ishte kreu i departamentit të regjistrimit dhe testimit të Audi.

Duke pasur parasysh aksesin që këta katër zotërinj kishin në Audi, sidomos për sa i përket zhvillimit të programit të ashtuquajtur “Clean Diesel”, paditë nuk janë një surprizë.

Volkswagen dhe Audi tashmë e kanë pranuar testimin e emisioneve, duke çuar në disa makina që emetojnë deri në 40 herë më shumë oksid të azotit se sa lejohet ligjërisht. Si rezultat, Volksëagen, Audi dhe Porsche kanë të gjitha shitjet me naftë të ndalur në tregun e SHBA.

Gjashtë drejtues të tjerë të Volkswagen AG u akuzuan në mënyrë të ngjashme në 2017, dhe vetë kompania u detyrua të paguante 2.8 miliardë dollarë gjobë penale, si dhe 1.5 miliardë dollarë në ndëshkime civile. /IndeksOnline/