08:27 / E Martë, 14 Qershor 2022 / AR

Mashtroi duke thënë se ata i vranë gruan, piloti grek përfundon me ‘killerin’ shqiptar në dhomë

Vrau gruan 20-vjeçare Caroline Crouch mizorisht duke e mbytur me jastik, piloti grek Babis Anagnostopoulos, ka njoftuar mediat se është i frikësuar për jetën e tij.

Pas marrjes së dënimit, Babis është transferuar në një qeli me një vrasës tjetër dhe mendon se shoku i tij i dhomës mund ta eleminojë.

Javën e kaluar MailOnline zbuloi se ai ishte sulmuar në burgun e Korydallos nga një i burgosur gjeorgjian dhe më pas u transferua në burgun Malandrino, 250 milje në veri, i cili konsiderohet si “Alcatrazi grek”.

Ai tani po ndan qelinë me një vrasës të paidentifikuar shqiptar dhe Babis dhe avokati i tij janë të shqetësuar për jetën e tij mes frikës se një “kontratë vdekjeje” rëndon tani mbi të, pasi më herët ai kishte akuzuar shqiptarët dhe gjeorgjianët si grabitësit që ekzekutuan bashkëshorten e tij Caroline.