75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mashtruesi nga Prizreni arrestohet në Durrës

Policia Kufitare në Durrës ka arrestuar një person nga Prizreni pasi i njëjti ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, arrestimi i kosovarit është kryer të shtunën në Pikën e Kalimit Kufitar- Port.

Policia thotë se ndaj kosovarit A.K., 37-vjeç kishte urdhër ndalimi të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale “mashtrim”./Indeksonline/