22:00 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Maska natyrale me majdanoz, mrekulli për fytyrën!

Kushtet klimatike i bëjnë dëm lëkurës tonë gjatë gjithë vitit.

Në dimër, i ftohti dhe era e dëmtojnë lëkurën jashtëzakonisht shumë, ashtu sikur në verë rrezet e dmëshme UV, që e bëjnë edhe më të vështirë për t’u kujdesur siç duhet për lëkurën tonë.

Kjo është arsyeja pse kjo maskë me majdanoz është e jashtëzakonshme, një mënyrë e shkëlqyer për të balancuar prodhimin e vajit dhe për të zbutur lëkurën.

Pjesa më e mirë e kësaj maske është që ju lehtësisht mund ta përgatisni atë në shtëpi.

Të gjitha që ju duhen është majdanozi, uthulla e mollës dhe jogurti – një kombinim i përsosur që ka veti anti-inflamatore, e bën lëkurën të shkëlqejë dhe i jep një bollëk të vitaminave dhe mineraleve.

Majdanozi është shumë më tepër se një erëzë që shërben për dekorimin e pjatave.

Majdanozi ka një sasi mbresëlënëse të vitaminës K – dy lugë majdanoz përmbajnë 153 % të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K, ka aftësi për të rregulluar koagulimin e gjakut që është thelbësor për zvogëlimin e qeskave të zeza nën sy.

Për më tepër, majdanozi ka veti antioksidante dhe është një burim i shkëlqyer i acidit folik, një nga vitaminat më të rëndësishme B, veçanërisht për kujdesin e lëkurës.

Çfarë ju duhet për këtë maskë?

Një grusht majdanoz

Dy lugë gjelle uthull molle

Tri lugë gjelle jogurt

Si ta përgatisni dhe përdorni?

Përzieni të gjithë përbërësit mirë e mirë. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët në fund.