22:33 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Maska natyrale për trajtimin e flokëve të djegur nga boja

Flokët dëmtohen për shkaqe të ndryshme, por më të zakonshmet janë nga papastërtitë, dielli dhe lyerjet e shpeshta. Kjo e fundit është vërtet një problem serioz që i çon flokët në gjendje gati të vdekur, pa jetë e pa shkëlqim.

Një maskë natyrale në kushte shtëpie që u kthen flokëve shkëlqimin dhe i bën të shëndetshëm është pa asnjë kosto.

Përbërësit:

▪ 1/2 gotë qumësht

▪ 1 lugë mjaltë

▪ 1 banane e pjekur mirë

▪ 5-6 pika vaj bajamesh

Përgatitja:

Qumështin vendose për pak minuta në zjarr të ngadaltë për ta ngrohur aq sa të tretet mjalti. Pasi ta kesh hequr nga zjarri, shtoni bananen e shtypur dhe më pas vajin e bajames.

Vendose maskën e përgatitur në flokë dhe masazhoni rrënjët me mollëzat e gishtave dhe pastaj pjesën tjetër të flokëve.

Vendoseni të gjithë masën dhe lëreni të veprojë për rreth 20–30 minuta dhe në fund laji flokët me shampon e zakonshme.