75 Mall Live Search
07:36 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Maska nga natyra që flokët tuaja do t’i ndryshojë nga rrënja!

Një sërë gjërash qëndrojnë pas rënies së flokëve, siç janë plakja, stresi, duhani, çrregullimi i gjëndrave tiroide, sëmundjet kronike, por lajm i mirë është që ekziston metoda natyrale për zgjidhjen e këtij problemi të zakonshëm.

Problemet me flokët shpeshherë dinë të jenë shumë të mërzitshme, pasi që trajtimi i një problemi mund të shkaktojë një problem tjetër, andaj është shumë e rëndësishme që zgjidhjen këtyre problemeve ta kërkoni në produktet natyrale.

Nëse dëshironi flokë të dendura dhe më të bukura, provoni recetën e mëposhtme.

Kjo paraqet një metodë krejtësisht natyrale për rritjen e flokëve. Ia vlen që ta provoni!

Përbërësit:

– Dy lugë gjelle vaj ricini
– Një e verdhë veze
– Një lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm. Rrihini me një lugë apo tel kuzhine.

Përzierjen e fituar së pari vendoseni në majat e flokëve, dhe më pas pjesën tjetër përhapeni në tërë flokët.

Mblidhni flokët sipër kokës dhe vëreni një kapelë dushi mbi (mund të vendosni edhe qese plastike).

Mbani këtë maskë 2 deri në 4 orë. Më pas lajeni rregullisht – me shampon dhe kondicioner.

Përsërisni procesin një herë ose dy herë në javë, për një periudhë dy mujore.