14:17 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Maska po, distancë jo! Radhët e qytetarëve para objektit të MTI-së

Pavarësisht se vazhdimisht kërkohet që të respektohet distanca e të vendosen maskat, shpesh herë këto të dyja nuk po respektohen.

Radhë të gjata të qytetarëve janë parë duke pritur para objektit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Në disa fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonlinet shihet se ata janë shumë afër njëri-tjetrit, anipse po mbajnë maska shumica prej tyre.

Duhet përkujtuar që rreziku i përhapjes së virusit COVID-19 anembanë Kosovës është jashtëzakonisht i lartë e kështu po rrezikohemi edhe më tepër./Indeksonline/