20:12 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Maskat e Vjosa Osmanit, përveç mbrojtëse janë edhe domethënëse

Përveç që është e kujdesshme në bartjen e maskave, për të luftuar pandeminë Covid-19, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani po kujdeset që maskat të përcjellin mesazhe të veçanta.

Në secilën ditë që shënohet ajo mban maskë që e simbolizon atë ditë, e kjo po vërehet në paraqitjet e saj, shkruan Indeksonline.

Duke kujtuar Masakrën e Srebrenicës, Osmani mbante maskë me lulen që e simbolizon atë.

No description available.

Poashtu edhe nëpër “Vizitat e Gjelbra”, ajo mbante maskë me një simbol të gjelbër.

No description available.

Njëjtë ndodhi edhe për datën 9/11, ku kryetarja e Kuvendit kishte maskë me Kullat Binjake. “Never Forget 9/11”, shkruante aty.

Maska e veçantë që e vendosi sot Vjosa Osmani

Edhe në fushatën “Be my voice”, Osmani e tregoi po atë kujdes, ku në maskën e saj gjendet lulja./Indeksonline/

No description available.