08:09 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Maskë me lëkurën e bananes për fytyrë të thatë dhe me akne

E kemi thënë edhe më parë që lëkurat e bananes janë po aq të çmuara sa fryti dhe nuk duhen hedhur asnjëherë. Ato gjejnë përdorim që tek kozmetika, zbardhja e dhëmbëve dhe kopshtaria. Sot do të flasim për efektet e tyre në lëkurat e thata, ato me akne, por edhe ato që kanë nevojë për ushqyerje dhe hidratim.

Maskë që i jep shkëlqim lëkurës: trajtimet e bukurisë të krijuara në shtëpi me përbërës natyralë janë një eliksir i vërtetë për lëkurën. Duke qenë e pasur me antioksidantë, kripëra minerale dhe vitamina, lëkura e bananes është perfekte për t’i dhënë lëkurës një pamje të shëndetshme e me shkëlqim. Fruloni gjysmë bananeje së bashku me lëkurën e saj në mikser, shtoni një lugë kos, lëreni 15 minuta në fytyrë dhe shpëlajeni.

Ndihmon për të luftuar aknet: si një trajtim për aknet, fërkoni çdo mbrëmje pjesën e brendshme të lëkurës së bananeve në fytyrë dhe shkoni të flini pa e larë fytyrën në mënyrë që të veprojë gjithë natën. Në mëngjes lani fytyrën.

Ushqen lëkurën e thatë: për kujdesin e lëkurës së thatë mund të përgatisni një përbërje me lëkurën e bananes të prerë në copëza të vogla, një lugë sodë bukë dhe rulojeni me pak ujë. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Më pas shpërlajeni.