20:26 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Maskë për hidratim të flokëve kaçurrele!

Kujdesi i vazhdueshëm për bukurinë tashmë është bërë rregull për secilën grua.

Secila është në kërkim të mjeteve, produkteve dhe metodave më të mira për të ruajtur në afat sa më të gjatë kohor freskinë e saj.

Unik Portal ju prezanton sot një maskë për hidratimin e flokëve kaçurrele.

Rezultatet do t’ju mahnitin.

Përbërësit:

2 gota ujë

2 luge gjellë niseshte misri

1 luge të vogël vaj kokosi

3-4 pika limon

Fillimisht vendosni ujin dhe niseshten që të marrin së bashku valë. Përzieni vazhdimisht që të mos ju formohen në masë kokërrza.

E lëmë të ftohet pak dhe më pas i shtojmë dhe përberësit e tjerë, vajin e kokosit dhe limonin.

Aplikojeni në flokë dhe lëreni deri në një orë.Më pas lani në mënyrën e zakonshme flokët, pra ashtu siç i lani gjithmonë. Dhe pas larjes do të ndjeni menjëherë butësinë e flokëve tuaja.