22:45 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mason Greenwood, mbajeni mend këtë emër

Mason Greenwood është duke lënë gjurmë në turneun parasezonal të Manchester United.

17-vjeçari, të cilin po e krahasojnë me Robin Van Persie, shënoi golin e tij të dytë në dy ndeshje, kundër Interit të shtunën pasdite.

Goli i Greenwood ishte i mjaftueshëm për të siguruar një fitore të merituar për djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaer.

Në një moment ai poashtu shfaqi pak spektakël një kundër një ndaj qendërmbrojtësit të Interit, Milan Skriniar, të cilin tifozët interist e cilësojnë si më të mirin në Serie A.

Fansat e United kanë vërshuar rrjetet sociale duke komentuar paraqitjet e tij vërtetë të mira. /IndeksOnline/