12:17 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mason Greenwood rinovon deri në vitin 2023 me Manchesterin

Super talenti Anglez, Mason Greenwood ka “ri-shtyrë” afatin e qëndrimin në kampin e “Red Devils” deri në vitin 2023.

Fantazisti i ardhur nga akademia, ka bindur drejtuesit që ta mbajnë në “Old Trafford” me një ofert të majme.

“Të rritesh si fans i Manchester United, e më pas të luash në ekipin e parë, çfarë tjetër është kjo?, pos një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh 18 vjeçari Greenwood, transmeton indeksonline.

Kontrata e të riut erdhi pas një serë nënshkrimeve në kampin e kuq.