12:43 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / k.v

Matteo Gabbia afër rikthimit në AC Milan

AC Milan është duke punuar intensivisht për rikthimin e Matteo Gabbia-s nga Villareali.

Gabbia është duke luajtur tek skuadra spanjolle në formë huazimi.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano shkruan se skuadra “Rossonere” është afër të rikthejë Gabbia-n nga Villareali qysh në muajin e ardhshëm.

“Milan po avancon në bisedimet për të rikthyer Matteo Gabbia në klub në janar nga Villarreal, ku ai tani është i huazuar. Gabbia është i hapur për t’u rikthyer në Milan”, ka shkruar Romano.

Italiani është duke shfaqur formë mjaftë të mirë tek Villareali këtë sezon të garave.