10:20 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / A. M.

Maturantëve të teknikës në Prishtinë u kontrollohen edhe çantat

Më shumë se 23 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot Provimit të Maturës Shtetërore, në 177 qendra të testimit në të gjithë vendin.

187 maturantë të shkollës teknike “28 Nëntori” në Prishtinë do t’i nënshtrohen testit të maturës.

Nxënësit e kësaj shkolle janë kontrolluar gjatë hyrjes në shkollë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të njëjtëve u janë marrë çantat dhe telefonat para testimit.

Kujtojmë se testi do të nis në ora 10:00 dhe do të zgjatë tri orë.