10:37 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Maxi Lopez: Po çmendem kur po i shoh fëmijët e mi me fanellë të Interit

Maxi Lopez po përballet me një situatë që askush nuk e dëshiron në familjen e tij.

Shoku i tij i ngushtë, Mauro Icardi i ka marrë gruan bashkë me tre fëmijët.

Raportet mes tyre janë shumë të tensionuar dhe ish ylli i Barcelonës ka bërë një reagim të ashpër ndaj ish-gruas së tij, Wanda Nara.

Kur i pash fotot e fëmijëve të mi të veshur me fanellën e Interit dhe Newel, u thash atyre se do ta kuptonin atë gjë vetëm kur të bëheshin prindër”, ka thënë ish-lojtari i Barcelonës.

Ajo gjë më bëri të çmendem, pasi i shihja fëmijët kundër meje. Disa herë fëmijët e mbyllin telefonin kur bisedojnë me mua”, ka shtuar më tej ai.

Wanda dhe Lopez ishin të martua për pesë vite dhe kanë tre fëmijë: nëntë vjeçarin Valentino, tetë vjeçarin Consantino dhe shtatë vjeçarin Benedicto. /IndeksOnline/