May: Nuk do të ketë referendum të dytë për BE-në
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, nuk do të mbajë referendum të dytë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, deklaroi sot zëdhënësja e saj.
Siç transmeton Reuters, kjo është përgjigjja e saj ndaj shtimit të thirrjeve për organizim të referendumit.