17:53 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mayweather kërkon të boksohet me Khabib Nurmagomedov

Floyd Mayweather kërkon të ndeshet me kampionin e UFC, Khabib Nurmagomedov, sipas menaxherit të luftëtarit, përcjellë Indeksonline.

Mayweather u tërhoq nga ringu para dy viteve duke mposhtur një tjetër luftëtar të UFC, Conor McGregor.

41 vjeçari e mposhti yllin e UFC brenda 11 raundeve, në debutimin e McGregor në boks, që doli të ishte edhe i fundit.

Irlandezi më pas u rikthye në oktagon për të humbur nga Khabib Nurmagomedov.

Sipas menaxherit të Nurmagomedov, Ali Abdelaziz, Mayweather ka mbetur pa para dhe po kërkon një ndeshje tjetër ndaj një luftëtari të madh të UFC për tu pasuruar përsëri.

“Unë po ju them, njerëzit takohen me mua çdo javë dhe më flasin për Floyd Mayweather dhe lufën potenciale të tij me Nurmagomedov, por në fund të ditës, nuk jemi të interesuar, tani për tani”- tha Abdelaziz për TMZ Sports./Indeksonline/