09:35 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / B O

Mayweather shton në koleksion një Porsche 911 Turbo S, shpenzon 330 mijë dollarë

Zbavitja me shpenzime e Floyd Mayweather nuk ndalet… me legjendën e boksit i cili sapo ka shpenzuar 330 mijë dollarë për një Porsche 911 Turbo S të vitit 2022.

TMZ Sports mëson se Floyd thirri njeriun e tij të makinave Obi Okeke – i njohuar si “Doctor Bugatti” duke i thënë se i duhet një makinë e re në qytet.

Porsche-ja e re e Floyd-it me 640 kuaj fuqi, e cilësuar nganjëherë si “Vrasësi i Ferrarit”, arrin 0-100 km/orë në 2.6 sekonda. Ajo ka një shpejtësi maksimale prej 310 km/orë.

Porsche është vetëm shtesa më e fundit në koleksionin epik të makinave të Mayëeather… i cili përfshin gjithçka, nga Rolls Royces tek një Koenigsegg. /IndeksOnline/