12:19 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mazreku: Po rritet vetëdija e qytetarëve për pasojat e aksidenteve, në trafik

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, sot në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj kanë nisur edhe zyrtarisht fushatën 3- javore vetëdijësuese që për qëllim të vetëm ka uljen e aksidenteve me pasoja fatale.

Në takimin i cili është mbajtur sot në këtë universitet kanë marrë pjesë shumë studentë, përfaqësues nga Policia e Kosovës, por edhe zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizon aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetarëve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.

Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.