07:20 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Betohen gjenerata e 54-të e Policisë së Kosovës

Me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të, Policia e Kosovës (PK) sot organizon një ceremoni solemne e cila do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve (salla e basketbollit) në Prishtinë.

Me këtë rast policët e kësaj gjenerate do të bëjnë edhe betimin që do të pasohet me dhënien e certifikatave.

Në hapjen e kësaj ceremonie solemne, pritet të marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ky aktivitet nis në ora 10:00.