15:20 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / Ensar Ramadani

Mbahet gara e parë Auto Sllallom në kuadër të Kampionatit të Kosovës në Automobilizëm

Të dielën në Prizren u mbajt gara e parë në disiplinën Auto Sllallom, në kuadër të Kampionatit të Kosovës në Automobilizëm, në konkurrencën e femrave dhe meshkujve.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm zëvendësministri i MKRS, z.Sejnur Veshall dhe këshilltari i tij, z.Onur Canhas.

Ata u takuan me shumë garues ndërsa u diskutua rreth sfidave që kanë për të marrë pjesë në gara të nivelit Evropian.

Fitues në këtë garë që u organizua nga SHAM AK Prizreni, në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës doli Leutrim Rexhepi.