75 Mall Live Search
07:07 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mbahet konferenca “10 vite pas decentralizimit”

Në 10-vjetorin e miratimit të rregullativës për pushtetin lokal, njëherësh Jubileut të themelimit të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), sot mbahet konferenca jubilare e qeverisjes lokale.

Konferenca mban titullin “10 vite pas decentralizimit dhe konstituimit të qeverisjes lokale – sfidat e një dekade, rrugëtimi në dekadën e dytë”.

Ngjarja do të bëjë bashkë akterët kyç lokalë, nacionalë dhe rajonalë me qëllim të prezantimit të sfidave dhe ofrimin e kontributit në sferën e qeverisjes lokale përmes nxjerrjes së konkluzioneve dhe rekomandimeve për temat me interes për komunat.