75 Mall Live Search
07:08 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mbahet mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, priten marrëveshje

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do mbajnë sot mbledhjen e pestë të përbashkët, në qytetin e Pejës.

Sipas paralajmërimeve në këtë mbledhje pritet të arrihen marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shumë të larta në Shqipëri.

Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 10:30, shkruan Indeksonline.

Agjenda e aktiviteteve është si në vijim:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes

10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive

12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë do të jetë e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 janar 2014./Indeksonline/